Zgjidh objektin, pastaj katin dhe njësinë — shfaqen të gjitha detajet nga katalogu, me mundësi për të kërkuar ofertë.
Rezidenca Te Lumi është kompleks modern banimi me 8 ndërtesa (A–H), me etazhitet nga B+P+7 deri B+P+10, i projektuar nga shpk. Plan A Architecture. Kompleksi ofron banesa 2–5 dhomëshe dhe lokale afariste në përdhesë, të rrethuara me hapësira të gjelbra dhe parkingje.
Aktualisht në shitje janë njësitë e Objektit D (B+P+8+Ph) dhe Objektit E (B+P+10). Shkarko katalogët e plotë ose eksploro njësitë direkt në faqe.
KUSH JEMI
Ni & Be Invest nuk ndërton thjesht godina, por krijon hapësira ku familjet ndërtojnë ëndrra, komunitetet forcohen dhe e ardhmja merr formë. E ndërtuar mbi vlerat e besueshmërisë, korrektësisë dhe profesionalizmit, kompania bashkon përvojën e stafit të kualifikuar me teknologjitë moderne të ndërtimit.
Misioni ynë është të transformojmë hapësirat urbane duke ndërtuar prona që nuk janë vetëm struktura, por edhe mundësi për jetesë më të mirë dhe zhvillim ekonomik. Në çdo projekt vendosim në qendër cilësinë e ndërtimit, sigurinë dhe kënaqësinë e klientit.